E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të riut F. Gjalpi  tek 313-ta, i refuzohet ndihma mjekësore duke i rrezikuar jetën!
Lajme

Të riut F. Gjalpi tek 313-ta, i refuzohet ndihma mjekësore duke i rrezikuar jetën!

Pas operacionit në zemër,plaga e tij kirurgjikale është përkeqësuar, duke u infektuar dhe qelbëzuar

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 313 ndodhet një i ri 24-vjeçar me inicialet F.Galpi, i dënuar nga SPAK, i cili po vuan një dënim të dhënë nga drejtësia. Megjithatë, përtej masës penale, ai po përballet me një sfidë shumë më të rëndë: gjendjen e tij kritike shëndetësore, e cila është lënë në harresë nga autoritetet përgjegjëse.

I riu ka kryer një operacion të rëndë në zemër dhe aktualisht vuan nga pasoja serioze të kësaj ndërhyrjeje. Sipas informacioneve tona, plaga e tij kirurgjikale është përkeqësuar, duke u infektuar dhe qelbëzuar. Pavarësisht kësaj situate alarmante, askush nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta transportuar në spital dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai vetë e ka kërkuar me ngulm trajtimin mjekësor, por kërkesat e tij kanë rënë në vesh të shurdhër. Denoncimin e bëri edhe avokati i tij Arjan Curri në “Top Stary” .

https://www.instagram.com/reel/DGjdLLvNuyx/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

 

Institucionet kompetente, që duhet të garantojnë trajtimin dhe kujdesin shëndetësor për çdo të burgosur, e kanë injoruar plotësisht gjendjen e tij të rënduar. Për ta, e vetmja gjë që duket se ka rëndësi është që ai të vuajë dënimin e tij, pa marrë parasysh që shëndeti i tij po përkeqësohet dita-ditës. Një trajtim i tillë çnjerëzor dhe shpërfillja e plotë e të drejtave themelore të njeriut përbëjnë një skandal që kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse dhe nga shoqëria civile.

A do të lejojë shteti që një i ri të përballet me pasoja të rënda apo edhe fatale, vetëm sepse ndodhet pas hekurave? Apo do të ndërmarrë veprimet e duhura për të garantuar të drejtën e tij bazë për trajtim mjekësor? Kjo pyetje  kërkon përgjigje dhe veprim të menjëhershëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.