Firmoset Protokolli i Koordinimit për Integritetin e Zgjedhjeve për Kuvendin 2025
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Sot, në mjediset e kqzshqiperi, së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm, z. Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK, z. Altin Dumani, nënshkruam Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit mes KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.
Ky protokoll synon garantimin e integritetit të zgjedhjeve parlamentare 2025, përmes koordinimit të veprimeve për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e çdo vepre penale që cënon zgjedhjet.
Bashkëpunimi mes institucioneve do të mundësojë shkëmbim të shpejtë informacioni dhe ndjekje efektive të çdo rasti që rrezikon procesin zgjedhor.
Me këtë protokoll forcojmë transparencën, rrisim besimin e publikut dhe sigurojmë që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe në përputhje me standardet demokratike dhe të BE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



