E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Reagimi i ambasadores ukrainase në SHBA bëhet virale
Lajme

Video/Reagimi i ambasadores ukrainase në SHBA bëhet virale

Reagimi i ambasadores së Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova  teksa ishte dëshmitare e përplasjes historike diplomatike midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë të premten u bë virale menjëherë pasi bisedimet përfunduan.

Ambasadorja  u shfaq e zhgënjyer ndërsa Trump kritikoi liderin ukrainas dhe paralajmëroi se ai “po luante me Luftën e Tretë Botërore”.

Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance patën një përballje të tensionuar në Zyrën Ovale mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Zelensky shpresonte që nga ky takim t’i bënte thirrje SHBA-së për ndihmë të vazhdueshme, por mesa duket plani i tij nuk ka shkuar siç duhet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.