Video/Dalin pamjet nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, klubi plot të rinj

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.

Në pamje duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.

“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.

“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë.

Në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Zjarri thuhet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz, të cilët, siç shihet edhe nga pamjet, janë përpjekur të shuajnë flakët, por pa sukses.

 

Publikuar nga Publik Media