Pogradec/Aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin në Pogradec dhe u largua nga vendngjarja
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i regjistruar në aksin Pogradec- Qafë Thanë. Ku viktimë mbeti 55-vjeçari Ilir Mimini.
Mësohet se autori i dyshuar që ka shkaktua aksidentin pasi ka ikur nga vendngjarja, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec.
Gjithashtu autori i ka hequr targat dhe më pas është larguar duke e lënë mjetin në zonë.
Sipas policisë, mjeti i braktisur është mjeti me të cilin është bërë aksidenti, gjithashtu është identifikuar edhe autori. Autoritetet po punojnë për kapjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



