E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i ish-presidentit Thaçi: Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babin!
Bota

Djali i ish-presidentit Thaçi: Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babin!

Endrit Thaçi, dali i presidentit Thaçi, ka bërë një reagim për vdekjen e gjyshit të tij Haxhi Thaçi.

Në një postim në Instagram, ai shkruan se gjyshi i tij ishte burim frymëzim për të gjithë familjen ndërsa lutet që të prehet në paqe.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babin! Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të pa përballueshme. Prehu në paqe Bac!”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i drejtohet ish-Presidentit se babai u largua krenar nga kjo jetë.

“Baba iku krenar Hashim”, shkruan Rama.

Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pak ditë më parë ai u vizitua nga Hashim Thaçi, i cili u lejua nga Haga për një gjë të tillë. Pas vizitës rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.