Rama takim me kandidatët për deputetë në Tiranë: Të kapim trenin e BE-së dhe të marrim pasaportën
PS u ka dhënë mundësi edhe ballistëve si Halit Valteri që të dalin nga ‘këneta’



Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
“Ne jemi autorë të reformës në drejtësi, udhëheqës të procesit transformues të drejtësisë dhe bartës të kostove më të mëdha të procesit. Përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që është ndërtuar deri tani
Pasaporta e BE i jep fëmijëve të Shqipërisë të studiojnë në çdo vend të BE. I jep çdo shqiptari që të jetë po aq francez sa francezët në Francë, aq suedez sa suedezi në Suedi e kështu me radhë.
Dikush mund të thotë që këtu të gjithë duan ta çojnë Shqipërinë në BE, edhe këneta “BE, BE “ thotë gjithë ditën. Gjithë bretkosat “BE “ kanë gjithë ditën në gojë.
Na është caktuar 2027 si afat, negociatat janë një punë për të qëruar oriz në çdo ligj, nen e sektor, një punë për të provuar se çdo gjë që shkruhet bëhet. 11 maji duhet të jetë vula e shumicës dërrmuese shqiptare për t’i hënë ekipit që punon për integrimin në BE që gjërat duhet të vijojnë.
Nuk ka mundësi ti shpjegosh BE-se se u bënë zgjedhjet dhe gjërat do të bëhen kështu.
Me hyrjen tonë në BE, Europa bëhet sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet sa Europa”, tha ai.
Edi Rama: Qielli duhet të jetë kufiri, llogaritë aritmetike nuk vlejnë, vlejnë llogaritë e shqiptarëve me historinë. Na duhen 1 vit e gjysmë, jo më shumë për t’i vënë gjërat në vijojë për të mbyllur gjithçka, dhe pastaj vetëm parlamente e vendeve të tjera që do të jenë ngjarje emocionuese ku çdo parlament do të ngrihet në këmbë të duartrokasë Shqipërinë.
Edi Rama: Sa i përket skuadrës tonë, jam i bindur që skuadra pasqyron më së miri këtë moment, nuk ka asnjë herë dot një skuadër perfektë por është e qartë se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve dhe ballistëve të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që që kur na njohu nuk na u nda ne. Në fillim vinte afër nesh për inat të atyre por më vonë kuptoi që ishte diçka më shumë se inati. Është shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë vetëm një shprehje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



