E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Netanyahu i drejtohet popullit: Nuk ka negociata me Hamas!
Lajme

Netanyahu i drejtohet popullit: Nuk ka negociata me Hamas!

“Izraeli ka rifilluar luftimin në Gaza me forcë të plotë”, kwshtu ka deklaruar nw njw dalje publike nga Tel Avivi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu  .

Ai tha se vala e sulmeve të nisura në Gaza gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se luftimet do të vazhdojnë derisa Izraeli të ketë arritur qëllimet e tij të luftës. Kryeministri akuzoi Hamasin se refuzoi çdo herë propozimet e Izraelit për bisedimet e armëpushimit.

“Izraeli bëri përpjekje për të kthyer pengjet, zgjati me javë fazën e parë të armëpushimit dhe dërgoi delegacione në Doha dhe Kajro”, tha Netanjahu, por tani e tutje, “negociatat do të bëhen vetëm nën zjarr”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit tha se vlerëson shumë “miqtë tanë amerikanë” në veprimin kundër Iranit.

“Ka një gjë për të cilën jam i sigurt”, thotë ai. Ne do t’i mundim ata dhe ne mund t’i kapërcejmë ata.

Ai falënderoi izraelitët dhe tha se së bashku ata “po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”. “Ne do të fitojmë”, përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.