E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pllakos zia në Borizanë/ Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë
Lajme

Pllakos zia në Borizanë/ Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mesnatën e së mërkurës në Fushë-Prezë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Viktimat, dy vëllezërit Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, si edhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë të katërt me origjinë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Të rinjtë po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, pasi Erildi kishte ardhur nga Gjermania, kur u përplasën për vdekje në Fushë-Prezë.

Aksidenti fatal ndodhi kur makina e drejtuar nga 25-vjeçari Enejd Laçi u përplas me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari A.K. Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit “Benz” me të cilin po lëviznin të rinjtë, pasi në venndgjarje ekspertët nuk kanë hasur shenja frenimi.

Si pasojë e përplasjes së fortë me betonieren, makina, e pajisur me impiant benzinë-gaz ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë janë djegur për së gjalli. Pas përplasjes, trupat e pajetë të katër të rinjve janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës.

Familjarët e tyre, ende të tronditur nga humbja e madhe, nuk i kanë marrë ende trupat për shkak të procedurave të ekspertizës.

Në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës ka pllakosur heshtja dhe zia pasi kuja për 4 të rinjtë e vdekur është më e fortë se çdo zhurmë tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.