E qerasi me tortë për ditëlindje, Spiropali vizitë për Novruz tek Baba Mondi
Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona
Sot, në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Spiropali u shpreh se “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.
Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!”, tha ajo.
Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe dhe mirësi.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha ai.
Dita e Nevruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe, ndërkohë që shumica e botës e feston më 21 mars, në Shqipëri ajo festohet më 22 mars.
Kjo festë është njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



