E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia gënjeu Publikun me gjobën e shefit të Burrelit
Lajme

Policia gënjeu Publikun me gjobën e shefit të Burrelit

Video/ Policia bëhet burim aksidenti, parakalim në tunelin e Murrizit

Ky është momenti kur makina e shefit të policisë Burrel parakalon në tunelin e Murrizit.
Pas publikimit në media të një video ku dukej makina e policisë që parakalon gabim në tunelin e “Murrizit”, policia deklaroi se ka vendosur gjobë si masë administrative dhe nisur hetimet disiplinore.

Redaksia  ka verifikuar këtë fakt, por provat tregojnë se Policia  gënjen.

Targa e makinës në video në tunel është AB 294 LC, automjet me Leasing në Përdorim nga Policia e Shtetit.

Ky automjet ka disa gjoba të tjera dhe ende të papaguara.

Pas publikimit të pamjeve, policia reagoi duke deklaruar masën e gjobës dhe hetimit ndaj policëve, përfshi edhe shefin e policisë.

Me shkeljen e sotme ai duhet të bllokohej dhe shoferit ti hiqej patenta.

Kjo nuk ndodhi. Por u gjobit. Gjobën e komunikoi policia zyrtarisht.

Referuar fletës së gjobës targa rezulton AA 294 LC. Ndoshta ky është një lapsus por ska se si kur targat janë unike dhe gjoba prej 40.000 lekë i është vënë një targe tjetër dhe jo policisë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda tunelit të Murrizit, menjëherë është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, punonjësi i Policisë, Inspektor A.S.Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën admistrative me vlerë 40000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.Ndërkohë, për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje.Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”.Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar reagim të shpejtë e profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.