Kosova është kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve në futboll.
Në garë për tu bërë pjesë e Ligës B, Kosova mposhti Islandën me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Ndeshja e dytë ndaj Islandës e luajtur në Spanjë, ka përfunduar me rezultat 1-3 për Kosovën.
Vedat Muriqi ka shënuar tri gola përgjatë kësaj ndeshje, të parën në minutën e 35-të, të dytën në minutën 45+3 dhe të tretën në minutën e 79-të.
Lojtar islandez Aron Gunnarsson në minutën e 69 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht me kartonin e kuq, që solli dhe përjashtimin e tij nga loja pas një ndërhyrje në Vedat Muriqin e Kosovës.
Pjea e parë në mes të Islandës dhe Kosovës ka përfunduar 1-2 në favor të Kosovës.
Për Kosovës, të dy golat i ka shënuar Vedat Muriqi kurse për Islandën në minutën e tretë ka shënuar Orri Oskarsson.
Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ka përfunduar 2-1 në favor të Kosovës.
Golat ishin shënuar nga Lumardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj për Kosovës kurse për Islandën kishte shënuar Orri Oskarsson. Kjo ndeshje ishte luajtur 20.03.2025.
Kosova dhe Islanda po ndeshen për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve.