E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia rrit pagën minimale
Bota

Greqia rrit pagën minimale

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi në mbledhjen e fundit të Qeverisë se paga minimale në Greqi do të rritet nga 830 euro në 880 euro, me synimin që deri në fund të mandatit katërvjeçar, ajo të arrijë deri në nivelin e 950 eurove.

Mes të tjerash, lideri grek theksoi se rënia e papunësisë është rezultat i politikave për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Fitimi vjetor neto për punëtorët tani do të jetë i barabartë me pothuajse një pagë shtesë mujore krahasuar me vitin e kaluar,” tha Mitsotakis.

Ky vendim shënon rritjen e pestë të pagës minimale që nga viti 2019 dhe pritet të prekë rreth 600,000 punëtorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.