E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë/kW do shitet 6 lekë
Flash

Berisha: Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë/kW do shitet 6 lekë

“Heqim taksën “Rama” për karburantet”

Kryetari i PD, Sali Berisha duke prezantuar detajet e programit të demokratëve në zgjedhjet e 11 majit, prezantoi heqjen e taksave për karburantet.

Një premtim tjetër i liderit të opozitës ishte ai për çmimin e energjisë elektrike për biznesin. Berisha tha se çmimi do të zbresë nga 18-24 lekë/kW që është aktualisht, në 6 lekë.

Sali Berisha: E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 kW/orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind. Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje. Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike. Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.