E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Rama ngacmon Lulin:Nuk je më tsunam, të ka tremb bufi
Lajme

Video/ Rama ngacmon Lulin:Nuk je më tsunam, të ka tremb bufi

Pas një pauze disa ditore, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer batutave me Lulzim Bashën, kreun e Euroatlantikëve.

Në këtë mënyrë duket se Rama e Basha kanë nisur seritë e reja të batutave në rrjetet sociale.

Basha sërish i ka drejtuar një pyetje Ramës se ku i ka shokët, ndërsa Rama ka zgjedhur ti përgjigjet me ironi, kur i thotë “ke ra Lul, nuk je më ai tsunami”.

Kryeministri gjithashtu ka zgjedhur që në përgjigjen ndaj Bashës të përdorë si kolonë zanore atë të këngës arbëreshe “O lule, lu…”.

‘Dialogu’ virtual në video-postimin e Ramës

Basha: O Rameee…!

Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!

Basha: Ça bëhet me Ramë?

Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.