Një tjetër episod i paprecedentë ka tronditur mbrëmjen e sotme “Big Brother VIP Albania 4”. Teksa pritej një dalje e zakonshme nga formati, gjithçka u kthye në një skenë tensioni dhe dhune live në ekran.
Banori Jozefin Marku, i cili u përball me vendimin e publikut për të lënë shtëpinë, ka shkaktuar kaos në momentin e daljes. Në vend që të përshëndeste banorët, ai është afruar me shpejtësi drejt Gjestit dhe e ka goditur atë me shuplakë para kamerave, duke lënë të gjithë të shokuar – nga banorët, deri tek publiku dhe produksioni.
Motivet e kësaj përplasjeje nuk janë bërë ende të qarta, por më herët gjatë javës, midis dy banorëve kishte pasur përplasje verbale dhe tensione të forta në lidhje me ofendime personale dhe lojën e njëri-tjetrit në shtëpi.
Produksioni i BBV4 ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të ndihmuar Jozin të largohej nga shtëpia dhe të shoqërohet në polici, ndërsa Gjestiu nuk ka reaguar fizikisht, por është dukur i tronditur.
Ngjarja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe ka ndezur debat mes ndjekësve të formatit, ku shumë kërkojnë përjashtime të menjëhershme dhe masa të forta disiplinore.