E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Ndërron jetë elektricisti  që po punonte ne shtyllën elektrike
Lajme

Fier/ Ndërron jetë elektricisti që po punonte ne shtyllën elektrike

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën midis Mërtishit dhe Gradishtës, ku një punonjës i rrjetit elektrik ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Viktima është Xhuljo Shtëmbari, rreth 30 vjeç, i cili po punonte për riparimin e një linje elektrike. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku i ngjarjes tragjike ka qenë një gabim në komunikim, pasi Shtëmbarit i ishte thënë se linja ishte stakuar nga tensioni, ndërkohë që ajo rezultoi të ishte ende aktive.

Sapo është ngjitur për të kryer ndërhyrjen teknike, Shtëmbari është goditur nga rryma elektrike, duke humbur jetën në vend.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Deri më tani, dyshohet për gabim njerëzor nga një punonjës tjetër i shërbimit elektrik, i cili kishte përgjegjësinë për të izoluar linjën nga tensioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.