E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha uron Pashkën/ Takon kryepiskopin Joan
Lajme

Berisha uron Pashkën/ Takon kryepiskopin Joan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke theksuar se kjo ditë simbolizon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.

Në fjalimin e tij, Berisha shprehu: “Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.”

Ai theksoi se Pashkët janë një moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kreu i PD-së gjithashtu bëri një lutje për të ardhmen: “Le të urojmë nga zemra që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona.”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar Pashkën  edhe nga Katedralja Ngjallja e Krishtit. Berisha ka takuar edhe kryepiskopin Joan, ku krahas urimeve për Pashkë të mbara, i uron suksese në detyrën e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.