E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi për thirrjet e Ramës: Kërko në google Rama nudo dhe del aty!
Lajme

Këlliçi për thirrjet e Ramës: Kërko në google Rama nudo dhe del aty!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministri Edi Rama para të rinjve të cilëve u bën thirrje të kërkojnë në Google fotot e tij nudo.

Këlliçi është shprehur se kjo sjellje rrugaçërore është e papranueshme dhe duhet të ndalohet më 11 Maj.

“Pasi u tha vajzave 18 vjeçare “rroftë dashnorja”, tani Edi Rama u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë në Google fotot e tij nudo!!!

Po po, seriozisht është çmendur!

Ky model nuk është modeli i një prindi shqiptar, i një njeriu normal.

Këto janë sjellje rrugaçërore të papranueshme në shoqëri, aq më pak për një kryeministër apo zyrtar shteti!

Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!

Kjo mendje e sëmurë duhet ndalur me çdo kusht!” shkruan Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.