Shënjestra me tritol është një mjeke në Tiranë
Është zbardhur identiteti i personit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas informacioneve, mësohet se shënjestra ka qenë një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke.
Më herët u bë e ditur nga Policia se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”.
Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



