Ilir Levonja
Ka për të qënë një fitore e madhe. Nuk ka më, nuk duron kush më. Ka vdekur gjithçka. Nuk mund të bësh më demokraci, nuk mund të bësh më fushatë me ministra, që marrin 12 paga në shtet. Nuk mund të bësh më demokraci me ministre që paguajnë mamanë e një ministri tjetër, pronare lavazhi, për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj.
Ka për të qënë një fitore plebishitare pasi është vrarë demokracia, kudo ka njerëz të lodhur, njerëz të pashpresë. Për më dreq akoma, nuk mund të pretendosh demokraci me studio televizive, me opinionistë që thuajse për numër shikuesish nuk marrin asgjë, por për shërbimet qeveritare veç Webeve elektronikë, gazetave elektronike, kanë makina klasi dhe resorte në fshatrat e tyre.
Ka për të qënë një fitore me përmbysje të thellë pasi njerëzit nuk durojnë dot më një drejtësi selektive, ku ai që vjedh në vend që të shkojë në burg, bëhet ministër. Siç keni rastin Manja ministër drejtësie.
Ka për të qënë një fitore e madhe, pasi njerëzit janë të lodhur duke parë luftë të ashpër klanore, midis Enver Hoxhës dhe armiqve të partisë dhe armiqve klasës. Ka mbaruar dhe shenjat janë për një pjesëmarrje të madhe në votime, ndaj Enver Hoxha bërtet mos i lini burrat të votojnë, mos dilni në votime. Këto zgjedhje do votohet në masë pasi duan ndryshimin. Këtë e vertetoi koha edhe në vende me demokraci të fortë si Gjermani (82%) dhe Amerika (72%). Ka vdekur gjithçka dhe shqiptarët kanë toleruar shumë, kanë falur shumë, kanë ulur kokën shumë duke dëgjuar dëngla me fyerje të një edukate staliniste, përbuzëse, frikë dhe pagjumësi.
Ka për të qënë një fitore e madhe karshi një kanceri social, i cili e pi shishen e verës 33 mije euro, kurse bujkut nuk i lejohet të tregtojē as hirrën e bulmetit. Ka për të qënë një fitore e cila i duhet vendit dhe do të vijè, kjo jo për emra të veçantë pasi nuk janë emrat ata që domninojnë, por vullneti social i një populli që e do demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Lufta e ashpër politike e shtetit karshi forcave opozitare e tipit Rusi karshi Ukrainës, apo regjimeve në Afrikë, po vdes gradualisht kjo fal vitalitetit social të shqiptarëve.
Ka për të qënë një fitore e madhe edhe për politikat denigruese kombëtare aq sot studiove investohet me zell idiotësh deri terminologjia kosovarë e shqiptarë dhe raportet ndër vedi, kurrë nuk kanë qënë kaq në krizë. Nuk vazhdohet më me huliganë të diktaturës që këtej sjellin Tonin Blerin, ish kryeministrin në pension të Anglisë, si këshillues gjoja, si lobues, si haraç për paranë e shqiptarëve, pasi askush nuk di sot se sa është paguar zotëria, nga ana tjetër kërcejnë si kurvat kur lobon dhe paguan kundërshtari.
Ka marrë fund pasi nuk është demokraci kjo formë fushatizmi me ”one man show”, pa panele, pa debat publik, pa garë të mirëfilltë.
Ka marrë fund sepse edhe më i mjeruari është bërë fisnik dhe nuk do e këmbejë më votën për një thes miell.