I forti” nga Pogradeci godet me grusht policin, por e pëson keq…
Saimir Hamolli, 27-vjeçari nga Pogradeci është vënë në pranga, pasi akuzohet për dhunë ndaj policëve.
Hamolli, banues në fshatin Dardhas-Pogradec, një ditë më parë në lagjen nr.3 të qytetit goditi një punonjës të Policisë Rrugore për shkak të detyrës.
I riu akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



