Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 maj seancën për dosjen “Partizani”.
Seanca e sotme ishte për kalimin ose jo për gjykim të çështjes.
Avokati Genc Gjokutaj ka thënë për mediat se kanë kërkuar pavlefshmërinë e vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka duke qenë se kanë dorëzuar provat e dënimit të saj në Greqi.
“Kishim kërkuar përjashitmin e gjyqtares Flojera Davidhi, kërkesë e cila u rrëzua. Sot i dhamë dhe njëherë mundësinë për të revokuar dhe njëherë vendimin për pavlefshmëri. Kërkesa u rrëzua në moment.
Do bëjmë kërkesë për pavlefshmëri të gjyqtares Gjoka pasi disponojmë provat e pakundërshtueshme. Dhe këtë kërkesë e rrëzuan. Kemi kërkuar një përjashtim tjetër, për këto shkaqe për këtë gjyqtare”, tha Gjokutaj.