Babai vret me thikë vajzën 15 vjeçe, plagos gruan dhe vajzën tjetër! 10-vjeçarja në gjendje kritike
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku babai ka goditur me thikë gruan dhe dy vajzat e tij të mitura. Vajza 15 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërkohë që 10 vjeçarja ndodhet në gjëndje kritike.
Ngjarja ka ndodhur brenda një familje me shtetësi turke
“Një burrë shtetas turk i vitit 1981, i ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë. Viktima është e moshës 15 vjeçare. Derisa lëndime ka pësuar edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK. Lëndime ka pësuar edhe gruaja e të dyshuar, e vitit 1990”, deklaroi Bytyqi.
“I dyshuari është arrestuar, por fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, për t’u trajtuar, pasi që ai e ka lënduar vetën”, deklaroi Bytyqi për median kosovare.
i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Sipas burimeve, dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë, megjithatë, rrethanat e plota do të sqarohen gjatë fazës hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.