E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj gardianëve pas denoncimit të Nokës
Lajme

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj gardianëve pas denoncimit të Nokës

“Suel Çela ktheu burgun e Peqinit në shtab elektoral të Sara Miles”!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar një procedim penal me nr. 457/2025 për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit policor”, pas një denoncimi publik të bërë në rrjetet sociale nga një përfaqësues i një subjekti politik.

Denoncimi lidhet me dyshimet për përfshirjen e disa punonjësve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Prokuroria ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me një prokuror dhe tre oficerë të policisë gjyqësore për të kryer veprimet e para hetimore me karakter urgjent, përfshirë marrjen në pyetje të personave me dijeni, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e pamjeve filmike.

Njoftimi i prokurorisë:

Denoncimi në rrjetet sociale nga një subjekt politik, Prokuroria Elbasanit regjistron procedim penal për ‘Shpërdorim i autoritetit policor’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, regjistroi kryesisht procedimin penal nr. 457/2025, për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal.

Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforcuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në funksion të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, u ngrit një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për hetimin efektiv të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke ftuar çdo individ apo subjekt politik të përcjellë në kohën e duhur çdo informacion për fakte penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.