Ukrainë/ Zelensky pret në Kiev Macron, Starmer, Merz dhe Tusk

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer mbërritën në Kiev më 10 maj për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Kryeministri polak Donald Tusk mbërriti veçmas në kryeqytet për t’u bashkuar me grupin.

Vizita shënon udhëtimin e parë të Merz në Ukrainë dhe herën e parë që të katër udhëheqësit kanë udhëtuar atje së bashku.

“Ne, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojmë në Kiev në solidaritet me Ukrainën kundër pushtimit barbar dhe të paligjshëm në shkallë të plotë të Rusisë”,-thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar përpara udhëtimit.

Me të mbërritur, katër udhëheqësve evropianë  dhe presidentit Zelensky, iu bashkua edhe Zonja e Parë Olena Zelenska në Memorialin për të Rënët në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, duke nderuar jo vetëm ushtarët ukrainas, por edhe ushtarët e huaj që humbën jetën duke mbrojtur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Ne nderuam kujtimin e ushtarëve që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë, për pavarësinë e Ukrainës”, Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heronjve – atyre që nuk janë më me ne, por që mbeten me ne përgjithmonë. Kujtim i përjetshëm atyre që dhanë jetën e tyre duke mbrojtur Ukrainën”,-shkroi Zelensky në platformën ‘Telegram’.

Publikuar nga Publik Media