E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjesti mbështet PD  publikisht në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri
Flash

Gjesti mbështet PD publikisht në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri

Një ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit në Shqipëri, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

Përmes një fotoje të publikuar nga koncerti i tij i fundit në Kosovë, Gjesti shihet i rrethuar nga pjesëmarrës që mbajnë duart lart me dy gishta, simbol ky i përdorur gjerësisht nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në mesin e publikut vërehen gjithashtu dhe gjeste me formën e shqiponjës me duar, një tjetër simbolikë e përdorur shpesh në kontekste patriotike.

Gjesti në Instagram

Postimi i tij është interpretuar si një shprehje e qartë mbështetjeje për PD-në, duke e bërë kështu një nga figurat publike që e deklaron hapur pozicionin politik në këtë periudhë.

Zgjedhjet e 11 majit, Gjesti zbulon publikisht partinë që

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.