Tensionet situata pranë zyrës që funksiononte si zyrë e patronazhistëve të PS-së.
Policia ende nuk ka mbërritur edhe pse është telefonuar disa herë.
“Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në një orë.
Në disa momente ka përplasje verbale mes Këlliçit dhe Braces, e këtij të fundit me disa persona të tjerë.
‘Mos i jep më gojës’ i thotë Këllici Braces.
“Kjo është një zyrë elektorale e padeklaruar. Brenda është mbyllur Erjon Brace. Kemi kapur në flagrancë njerëz me lista me kompjutera.Dua të bëhet kontroll se ka dyshim për para”
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:55.