E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret i pandehur drejtori i Ballukut,  Gentian Gjyli
Flash

Merret i pandehur drejtori i Ballukut, Gentian Gjyli

Evis Berberit , i komunikohet akuzë e re nga burgu

SPAK ka përfunduar hetimet për 25 persona, për abuzime me tenderat e rrugëve. SPAK u ka komunikuar akuzat, ku mes tyre është edhe Gentian Gjyli, kreu ARSSH për shkelje barazie në tendera. Ndërkohë, është marr i pandehur dhe i është komunikuar akuza e re edhe ish- kreut të ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.