Po kalonte trafikndarësen, makina përplas për vdekje gruan në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës, ku për pasojë ka humbur jetën një grua rreth moshës 45-50 vjeç.

Viktima, ende e paidentifikuar, ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që është përplasur nga një automjet.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit ka qenë duke parakaluar kur ka ndodhur përplasja fatale. Ai është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Në vendngjarje ndodhen forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media