Tiranë/ 800 vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë mbeten më pak se 8 mijë vota të diasporës për t’u numëruar teksa është ende në lojë një mandat që deri tani e ka Partia Mundësia, por e pretendojnë edhe demokratët.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 34579 zarfe nga 42384 në total të ardhur nga Diaspora dhe në total, bashkë me votat e Shqipërisë, PS-ja ka një diferencë prej 62 mijë votash me PD-në, duke siguruar 19 mandate.

Sa i përket vetëm votës së Diasporës, PD ka marrë 32.68% të saj, me një rënie prej 2.2% në krahasim me votat që ka marrë nga qytetarët që kanë votuar brenda Shqipërisë.

Ndërsa Partia Mundësia në votat e hedhura në 11 maj ka marrë 5.01% në Tiranë dhe 4.72% në votat e Diasporës.

‘Lufta’ për kandidatët e Tiranës; sa vota i duhen

Sipas formulës së përllogaritjes së mandateve Partisë Demokratike do ti duhet rreth 800 vota më shumë për t’i marrë mandatin Partisë Mundësia, që përkatësisht do të fuste në Kuvend nga lista e hapur doktorin Ilir Alimehmeti që renditet i dyti (11311 vota) deri tani sipas votave preferenciale pas Jorida Tabaku që kryeson me 12398 vota.

‘Lufta’ për kandidatët e Tiranës; sa vota i duhen

Katër ditë nga zgjedhjet e 11 majit, procesi i numërimit të votave ende nuk është mbyllur, por thuajse gjithçka është përcaktuar dhe ndryshimet mund të jenë shumë vogla në listën e 140 deputetëve që pritet të jenë në Kuvend gjatë 4 viteve të ardhshme.

Partia Socialiste ka arritur të marrë 83 mandate, duke i dhënë një goditje të rëndë opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, që ka siguruar vetëm 50 mandate, 3 deputetë do të çojë në Kuvend PSD e Tom Doshit, 2 deputetë do të jenë nga Mundësia e Agron Shehajt (?), 1 nga Bashkë e Arlind Qorrit dhe 1 nga Nisma Shqipëria Bëhet.

Publikuar nga Publik Media