E rëndë në Greqi/ Një shqiptar gjendet i varur në një magazinë

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar është gjetur i varur në gjendje të avancuar dekompozimi në një nagazinë në Tyrnavos. Trupi i të riut, i cili punonte në bujqësi në zonë, është gjetur mbërmjen e së dielës dhe viktima është identifikuar nga miqtë e tij që ishin vendosur në kërkim të 36-vjeçarit prej ditësh.

mnagazine greqi vdekje shqiptar

Sipas mediave greke, autoritetet e shtetit fqinj kanë nisur tashmë procedurat për të informuar familjen e tij në Shqipëri.

Trupi i 36-vjeçarit u gjet në një nagazinë pranë një rruge, në një zonë që nuk ishte lehtësisht e dukshme.

Zbulimi u bë nga një qytetar, i cili ruante materiale ndërtimi në një parcelë toke pranë magazinës dhe ndjeu një aromë të fortë.

Shqiptari u gjet i varur me një litar shumë të hollë, të ngjashëm me atë që përdoret te hardhitë. Raportohet se litari ishte prerë, duke bërë që trupi i tij të përfundonte në dyshemenë e magazinës, e cila duket se është përdorur herë pas here si strehim nga të huaj.

Trupi ishte në dekompozim të avancuar, gjë që tregon se vdekja kishte ndodhur të paktën 5 ditë para se kufoma të gjendej. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje dhe po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes, pa përjashtuar as mundësinë e një ngjarje kriminale.

Trupi u dërgua në Shërbimin Mjekësor Ligjor të Larisës për një autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve dhe kohës së vdekjes.

Publikuar nga Publik Media