Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelat përmbledhëse për 3 qarqet e fundit sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Kreu Ilirjan Celibashi miratoi sot rezultatet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, duke përmbyllur certifikimin e zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit.
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet duke marrë 83 mandate në parlamentin e ri, opozita PD-ASHM mori vetëm 50 deputetë.
Sakaq mandatet e tjera ndahen: tre i përkasin PSD, 2 Partia Mundësia, 1 Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe 1 Lëvizja Bashkë.
Postimi i KQZ:
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 13.381 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 836 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 8.992 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 230.157 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16.520 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1.318 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 570 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 2.066 vota
- Partia Mundësia ka marrë 23.650 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 14.781 vota
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 58.978 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 1.995 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 342 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.369 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 84.028 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.652 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 371 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 59 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.004 vota
- Partia Mundësia ka marrë 4.100 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 414 vota
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.519 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 1.543 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 173 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 2.436 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 93.765 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.302 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 359 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 60 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 417 vota
- Partia Mundësia ka marrë 3.267 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 1.858 vota