“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë në Gramash !

Furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave me vlerë 4 MLN euro

Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë paraqitur në fillim të kësaj jave në spital me simptoma helmimi të rënda, të shoqëruara me të vjella, temperaturë dhe dhimbje barku. Dyshimet e para të autoriteteve shëndetësore lidhen me një helmim të shkaktuar nga bakteri salmonela, ndërsa analizat laboratorike janë ende në proces për të konfirmuar burimin dhe shkallën e kontaminimit.

Sipas burimeve nga terreni, autoritetet kanë marrë mostra të ushqimeve të shërbyera në institucion, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

“Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimit me katering, kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Kjo kompani ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderat publikë jo vetëm në Gramsh por edhe në institucione të tjera shtetërore. “Nelsa shpk” furnizon me ushqim spitalet dhe burgjet :

70 fëmijë të helmuar në Gramsh! Kush fshihet pas

70 fëmijë të helmuar në Gramsh! Kush fshihet pas

70 fëmijë të helmuar në Gramsh! Kush fshihet pas

I dënuari për korrupsion, Nexhmi Balla, vijon avazin me tendera duke u fshehur pas dy grave – ja më kë ndan paratë publike

Në Shqipërinë ku “vesi del me shpirtin”, kriminelët ekonomikë jo vetëm nuk ndëshkohen seriozisht, por shpesh rikthehen më të fuqishëm në lojën e vjetër. Rasti i biznesmenit të bulmetit dhe brumërave, Nexhmi Balla, është një nga shembujt më flagrant të kapjes së shtetit nga individë të certifikuar për korrupsion.

I dënuar në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3 vite burg për korrupsion me drejtuesit e burgjeve Artur Zoto dhe Iljaz Labi, Balla vazhdon të përfitojë tendera publikë me kompaninë NELSA shpk, duke u fshehur ligjërisht pas emrave të dy grave të besuara: Lizeta Balla dhe Elsa Kamberi.

Skema është klasike: pasi u dënua, Balla i kaloi në letra kompaninë Lizetës për të shmangur ndalimin ligjor të përfitimit nga tenderat, dhe më pas kjo e fundit ia transferoi “në mënyrë të pastër” Elsës – e cila është vajza e Ballës dhe ish-administratore e kompanisë para dënimit të tij.

NELSA ka përfituar mbi 40 tendera vetëm nga bashkitë vitet e fundit, përfshirë kontrata me Bashkinë Tiranë, Burrel, Përrenjas, Qendrën Komunitare Shkozë, dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor Bulqizë. Një nga bastionet kryesore të Ballës mbetet Burreli, ku vetëm nga spitali rajonal ka lidhur 21 kontrata publike.

Jo vetëm që kompania ka vazhduar aktivitetin e saj me bekimin e zyrtarëve vendorë dhe qendrorë, por së fundmi ka shpërthyer edhe një skandal shëndetësor: mbi 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga salmonela, dhe një nga pistat kryesore të hetimit është pikërisht furnizimi me ushqim nga “Nelsa shpk”.

Kjo kompani ka fituar tenderin për furnizimin e çerdheve, kopshteve dhe konvikteve në Gramsh që nga qershori i vitit 2023, në një kontratë 24-mujore që teorikisht garanton ushqim të “standardeve të larta”. Realiteti? Helmime masive, spitale plot me fëmijë dhe zero përgjegjësi publike nga autoritetet lokale apo qendrore.

4 milionë euro tendera publike ka përfituar NELSA në vitet e fundit, përfshirë edhe furnizime për spitale dhe burgje – sektorë kyç dhe të ndjeshëm për shëndetin publik. Shumë nga tenderat rezultojnë me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike, që sinjalizon mungesë transparence, konkurencë të dobët dhe parregullsi flagrante.

Ky nuk është vetëm një rast i një biznesmeni që i shpëton ligjit me letra false. Ky është modeli i kapjes së shtetit: një i dënuar për korrupsion, që merr miliona euro nga buxheti i shqiptarëve, përmes një zinxhiri grash që përdoren si mburojë ligjore, ndërsa zyrtarët firmosin pa iu dridhur dora.

Në vijim, Publik.al do të ndjekë gjurmët e parave në Burrel dhe më gjerë – për të zbardhur se cilët janë zyrtarët dhe sekserët që ndajnë fitimet me Nexhmi Ballën dhe e lejojnë të helmojë fëmijët tanë me tendera.

 

Gramshiii

Kontrata me këtë kompani është e vlefshme për 24 muaj dhe parashikon furnizimin e përditshëm të qendrave arsimore për fëmijët, përfshirë konviktin e shkollës së mesme, me produkte ushqimore të standardit të lartë.

Gramshi

Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë. Kjo kompani ka fituar rreth 4 MLN euro tendera

Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet.

Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Whatsapp Image 2025 05 24 At 21.23.27 (2)

Në vitin 2016, Balla u arrestua së bashku me disa biznesmenë të tjerë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Whatsapp Image 2025 05 24 At 21.23.27

Përveç Nexhmi Ballës, në pranga ranë  në atë kohë edhe biznesmenët Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, si dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Artur Zoto, dhe zëvendësi i tij Iljaz Labi. Kompanitë e tyre kishin ndarë mes tyre tenderë me vlera të mëdha, përmes skemave korruptive.

Whatsapp Image 2025 05 24 At 21.23.27 (1)

Pas këtij skandali, për të siguruar vijimësinë e aktivitetit ekonomik, Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës, një manovër e njohur në botën e bizneseve të lidhura me korrupsionin, për të shmangur penalizimet ligjore dhe për të ruajtur kontratat publike.

Publikuar nga Publik Media