Shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit ku u plagos 15-vjeçari

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në picerinë “Fantazia” në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një 21-vjeçar, si dhe pronarin e lokalit, ndërsa ka arrestuar tre punonjës të picerisë për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë. Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Publikuar nga Publik Media