E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indi, avioni humbi lartësinë vetëm pak momente pas ngritjes në ajër
Bota

Indi, avioni humbi lartësinë vetëm pak momente pas ngritjes në ajër

VIDEO

Një avion pasagjerësh me 244 persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad,

Sipas raportimeve të Times of India, bëhet fjalë për një Boeing 787 Dreamliner të kompanisë Air India, që kishte si destinacion Londrën dhe u rrëzua vetëm pak çaste pas ngritjes.

Pas përplasjes, një re e madhe tymi është parë duke u ngritur nga zona e afërt me aeroportin, ndërsa ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Platforma FlightRadar, në një postim në X, njoftoi: “Jemi duke ndjekur raportimet për rrëzimin e fluturimit #AI171 të Air India. Sipas të dhënave tona, sinjali i fundit nga avioni është marrë në orën 08:08:51 UTC, pak sekonda pas ngritjes.”

Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, ka zhvilluar konsultime urgjente me autoritetet lokale dhe ka siguruar ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria qendrore.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e viktimave apo të lënduarve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.