E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin
Flash

KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e PD në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.