Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi

Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës

Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Disa ditë më parë, 34-vjeçari, godi rëndë dhe dhunoi një punonjës të bashkisë të Athinës pasi tentoi ta parakalonte me makinë.

34 vjeçari u arrestua pa bërë shumë rezistencë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Autoritetet greke thonë se Romeo Nazifi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Edhe në të kaluarën i riu shqiptar kishte precedentë të rëndë penalë.

Publikuar nga Publik Media