Biznesmeni trafikant droge me hotel në qendër të Gjirokastrës

Pasuritë e biznesmenit Katan Baho, i njohur dhe me emrin Sokrat Baho nga Valare e Gjirokastrës që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale janë vënë në sekuestro.

Biznesmeni i njohur në Gjirokastër kishte ngritur ndër të tjera dhe një lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër si dhe një servis te Mersedez Benc.

Në sekuestro janë vënë dhe ndërtesa, biznese në fshatin Valare si dhe 8 automjete dhe një Audi Q7.

Në 2019 Berisha denoncoi lidhjet e biznesmenit të njohur Sokrat Baho me drejtuesit e atëhershëm të policisë por dhe në doganën e Kakavijës se në bashkëpunim kishin organizuar ngarkesën 950 kile që ishte kapur nga policia e Janinës në atë kohë.
Jo vetëm kaq në denoncim zbulohet se Baho
njihej dhe nga drejtesia greke si trafikant dhe kishte kryer dënim me burg.

Pasuritë e sekuestruara sot në kuadër të operacionit ‘Center’ ishin vënë në emër të Katan Baho, alias Sokrat  Baho dhe familjarëve të tij.

Çfarë iu sekuestrua?

-Pasuri e llojit ndërtesë  dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij.

Image

Operacioni i policise  “Center”.

Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë  dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër; 

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Image

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Çfarë denononcoi Berisha në 2019?

Narkodrejtoret akuzohen per trafik droge!
Miq, narkodrejtori i narkopolicise dhe narkodrejtori i doganes te Gjirokastres akuzohen per bashkepunim ne trafik droge.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor.jam nje ish polic i doganes se kakavijes. Desha te flas per mega aksionin qe policia e shtetit sqaron. Ne qytetin e gjirokastres si drejtori i policis ashtu dhe drejtori doganes jan te perfshire ne trafikun e droges. me nje nga trafikantet me te medhenj ne ate qytet Sokrat Baho.ose katan baho njihet si bizesmen i nje servisi te mersedez benc dhe i nje lokali ne qender te qytetit. gjithashtu njihet dhe nga drejtesia greke si trafikant ku aty ka kryer dhe denim ne 2009. po ky ne bashkpunim me drejtorin e doganes se kakavijes kan organizuar ngarkesen 950 kile qe u kap nga policia e janines.te lutem publikoj

Publikuar nga Publik Media