E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri mbledh mbështetësit e tij, një ditë pas festës zyrtare të PS-së…
Lajme

Tahiri mbledh mbështetësit e tij, një ditë pas festës zyrtare të PS-së…

Një ditë pas festës zyrtare që Partia socialiste e Tiranës ka organizuar me rastin e festave të fundvitit, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka organizuar një tjetër festë, po me socialistët, por me ato që konsiderohen si mbështetës dhe besnikë të tij.

Në një nga lokalet e kryeqytetit, Tahiri ka mbledhur disa nga drejtuesit e organizatave socialiste, jo vetëm në zonën e Kombinatit ku ai është mandatuar si deputet, por edhe në zona të tjera.

Sikundër shihet nga foto, pjesëmarrësit në këtë festë ku ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm, që po hetohet për lidhjet me Habilajt në trafikun e drogës, janë të rinj.

Një ditë më parë Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga socialistët e Tiranës, ndërsa nuk ka munguar kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.