E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës\ Gjendet një trup i pajetë në det, ja çfarë dyshohet
Lajme

Durrës\ Gjendet një trup i pajetë në det, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në zonën Sektor Rinia, ku rreth orës 14:30 është gjetur në det trupi i pajetë i një shtetasi, ende të paidentifikuar.

Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima është një mashkull rreth 50 vjeç, ndërsa dyshohet se ai është mbytur gjatë notit.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti, si dhe për të bërë identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.