VIDEO
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lançuar aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një platformë digjitale e cila u mundëson qytetarëve të denoncojnë në kohë reale shkeljet dhe abuzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Zjarrfikës dhe institucioneve të tjera publike.
Ky aplikacion modern ofron mundësinë që qytetarët të raportojnë në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe madje anonime, duke inkurajuar transparencën dhe duke forcuar llogaridhënien e institucioneve.
Në një shoqëri demokratike, qytetarët që denoncojnë abuzimet janë kontribues kryesorë në ndërtimin e një shteti më të drejtë dhe më transparent. Përmes kësaj platforme, AMP garanton se çdo qytetar do të dëgjohet dhe mbrohet- tha gjatë prezantimit drejtori i AMP Florian Sulejmani.
Aplikacioni është tashmë i disponueshëm falas për sistemet operative iOS dhe Android.