E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
19-vjeçari që i thyen këmbën në protestë i nënshtrohet operacionit
Lajme

19-vjeçari që i thyen këmbën në protestë i nënshtrohet operacionit

19-vjeçari i plagosur gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka pësuar frakturë në këmbë gjatë përplasjes me efektivët e Policisë.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje mënyrën se si u ndërhy nga forcat e rendit ndaj protestuesve dhe personave të pranishëm në zonën ku u zhvilluan tensionet. Pamjet e incidentit kanë nxitur reagime publike dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e forcës policore.

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, 19-vjeçari është vizituar nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Në bisedën me ministren, i riu ka deklaruar se nuk kishte lidhje me protestën dhe se në momentin e ngjarjes ishte duke kaluar në rrugë.

Sipas raportimeve, dëmtimi i tij ka ardhur si pasojë e goditjeve nga punonjës të Policisë gjatë përplasjes. Rrethanat e plota të incidentit pritet të sqarohen nga hetimet përkatëse.

Pas ngjarjes, pesë punonjës policie janë pezulluar nga detyra. Masa ka përfshirë katër efektivë dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Për rastin kanë nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria, të cilat pritet të verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.