E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandioti Ilir Proda nuk siguron rend dhe qetësi as në qytetin e tij
Lajme

Sarandioti Ilir Proda nuk siguron rend dhe qetësi as në qytetin e tij

Publik.al – Editorial

Saranda po zhytet gjithnjë e më thellë në një gjendje kaotike pasigurie, ndërsa drejtuesit më të lartë të policisë qëndrojnë në heshtje dhe papërgjegjshmëri. Në katër ditë të vetme, qyteti i njohur për plazhet e tij dhe mikpritjen tradicionale, është tronditur nga dy sulme me armë dhe një shpërthim tritoli. Ndërkohë, shefi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda  një sarandiot vetë,  nuk arrin të garantojë rendin dhe qetësinë as në vendlindjen e tij.

Qytetarët janë të tronditur, turistët po largohen. Në një mesazh alarmant, një vizitor nga jashtë shkruan:

“Kemi rreth një javë në Sarandë me pushime dhe tani po bëjmë gati plaçkat të ikim. Saranda është bërë si Kabuli. Në 4 ditë: 2 goditje me armë, një shpërthim tritoli. Ky shefi i komisariatit duhet zëvendësuar menjëherë. Policia nuk ekziston. Makina me xhirime kalojnë para komisariatit dhe askush nuk i ndalon, sepse urdhrat janë të qartë: mos i prekni!”

Në vend që të ruajë rendin dhe të sigurojë pushuesit, policia lokale nën drejtimin e një komandanti të papërgjegjshëm, merret vetëm me vendosje gjobash për bizneset buzë detit, duke lënë krimin të shpërthejë në rrugë të hapur. Kjo është një dështim institucional i qartë.

Por më shqetësues është heshtja e Ilir Prodës. Ai, që vjen nga Saranda dhe drejton Policinë e Shtetit në të gjithë vendin, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret, nuk ka reaguar, nuk ka nisur asnjë hetim, nuk ka dërguar përforcime. Heshtja e tij është po aq tronditëse sa dhe shpërthimet që po tronditin qytetin.

Nëse një drejtues i Policisë së Shtetit nuk reagon kur krimi shpërthen në qytetin e tij të lindjes, si mund të presim që të veprojë për pjesën tjetër të vendit?

Situata në Sarandë është një kambanë alarmi për gjithë sistemin e rendit. Dhe nëse Ilir Proda nuk është i aftë të menaxhojë krizën në vendin e vet, ndoshta është koha të reflektojë nëse mund të vazhdojë të mbajë detyrën më të lartë në hierarkinë e sigurisë së vendit.

Sepse Saranda nuk mund të kthehet në një “zonë lufte”, ndërsa krerët e policisë rrinë në zyrat e tyre të ftohta në Tiranë dhe numërojnë gjobat që kanë vendosur për shezlongë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.