E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë e lë Florenc Çapjan në burg
Lajme

Gjykata e Lartë e lë Florenc Çapjan në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

Ndaj Çapjas, i cili u ekstradua nga Dubai më 2 maj të këtij viti, rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”  në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.

Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vrasja e Gentian Beqirit u krye në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Në fillim të janarit të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të sekuestruara Florenc Çapjas pasi që prej vitit 2022 nisi një hetim pasuror. Nga 10 pasuri të sekuestruara, 8 janë në emër të babait dhe nënës së Florenc Çapjas, të gjitha në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, që konsiderohet si bazë e grupit të strukturuar kriminal të Çapjave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.