Vazhdon takimi në Presidencë pa një marrëveshje
Prej orës 10:15 minuta kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Basha ndodhen në presidencë në një takim me kreun e shtetit Nishani për zgjidhjen e krizës.
Në nisje të takimit u pa e qartë se përfaqësuesit e opozitës Basha dhe Paloka ishin më “miqësorë” në raport me Nishanin, ndërsa Rama edhe pse u ul përballë Bashës batutat e para i pati me kameramanët.
“Nuk po bëni film, mund të dilni tani”, tha Rama gjatë kohës kur kamerat u lejuan në sallë. Mësohet se takimi ka patur një tencionim te bisedimeve nga Kryeministri Rama i cili nuk pranon qeverinë teknike por vetem pikat e diskutuara nga vizita e dy zyrtarëve të PE-së javën e kaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



