E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihet në burg drejtori kinez i Bankers  dhe  Leonidha Çobo
Lajme

Lihet në burg drejtori kinez i Bankers dhe Leonidha Çobo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao. Seanca u zhvillua sot, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë. Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

Nga pesë masat “arrest shtëpie”, vetëm njëra u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi një prej të dyshuarve është prind i një fëmije 2-vjeçar. Ndërsa për tre persona të tjerë u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në polici gjyqësore.

Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro. Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.

Personat e hetuar dhe në kërkim akuzohen për veprat penale:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” (neni 144/a),

“Fshehja e të ardhurave” (neni 180/3),

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287),

“Shpërdorimi i detyrës” (neni 248),

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” (neni 181/a).

Hetimet për këtë çështje vijojnë, dhe autoritetet shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të tyre edhe ndaj institucioneve të tjera që mund të kenë pasur lidhje me aktivitetin e kompanisë gjatë periudhës së hetuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.