E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet | Si Bankers Petroleum mashtronte me pagesat
Denoncime

Përgjimet | Si Bankers Petroleum mashtronte me pagesat

Albpetrol shtyhej, miliona kalonin në llogari në Vjenë

Një seri bisedash të përgjuara nga organet hetimore hedhin dritë mbi mënyrën se si kompania Bankers Petroleum manipulonte prioritetet në pagesat mujore, duke favorizuar klientë të përzgjedhur dhe duke shtyrë sistematikisht detyrimet ndaj partnerëve shtetërorë, siç është rasti skandaloz me ndërmarrjen Albpetrol.
Në qendër të skemës: një llogari bankare në Vjenë që përdorej për të transferuar miliona euro drejt Shqipërisë dhe më tej për të kryer pagesa të dyshimta, pa dokumentacion të rregullt dhe shpesh në kundërshtim me detyrimet ligjore të kompanisë.

 Albpetrol? “Mund të presë…”

Në audiopërgjimet e datës 9 prill 2025, të siguruara nga organet e drejtësisë dhe zbardhura nga redaksia jonë, Majlinda Thana, drejtoreshë e Thesarit në Bankers Petroleum, diskuton me një punonjëse të huaj të financës, Sheri, për planin e pagesave mujore. Aty zbulohet qartë që Albpetrol, ndërmarrja shtetërore që përfaqëson interesat e pasurive nëntokësore të vendit, është vendosur në fund të listës:

“Albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Përndryshe na mbeten shumë pak para për furnitorët e tjerë.”

Ndërsa paratë lëviznin për kompanitë Antea, PetroSolution, SIA Kalandra, Sherwood, dhe të tjera me emra komercialë, interesi publik lihej për në fund.

💳 Karta krediti në emër të “të larguarit”

Një tjetër element tronditës që del nga përgjimet është përdorimi i një karte krediti, e cila rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi, i identifikuar si “Sugar”, që ishte larguar nga kompania që në janar. Sipas drejtoreshës së financës:

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës.”

Megjithatë, karta vazhdon të përdoret dhe askush nuk mban përgjegjësi, ndërsa kompania mbulon shpenzime të pajustifikuara, me fonde që duhet t’i përkisnin prodhimit, taksave apo detyrimeve ndaj shtetit shqiptar.

Transferime të dyshimta nga Vjena

Më 10 prill 2025, në biseda të tjera të përgjuara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro, ku sipas drejtoreshës Thana:

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena.”

Këto fonde janë përdorur për pagesa të paautorizuara dhe jo të dokumentuara qartë, duke krijuar një skemë mashtrimi financiar që ka sjellë një dëm të vlerësuar prej 240 milionë euro për buxhetin e shtetit.

Drejtësia vepron, por a mjafton?

Prokuroria ka marrë nën hetim dhe tashmë Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e Bankers Petroleum, Leonidha Çobo dhe për drejtorin e tanishëm, Hongping Xiao. Ndërsa për Majlinda Thanën, është caktuar masa “Detyrim paraqitje”.

Por ky nuk është vetëm një rast penal. Është një provë e qartë e asaj që ndodh kur interesat publike nuk mbrohen dhe kur kompanitë e huaja ndihen të paprekshme, duke trajtuar Shqipërinë si një zonë të lirë abuzimi me pasuritë natyrore.

Pyetjet që duhen bërë tani:

  • Kush i mbikëqyrte këto transaksione?
  • Pse Albpetrol u trajtua si pengesë dhe jo si partner strategjik?
  • Pse nuk është marrë ende në përgjegjësi bordi i menaxhimit dhe përfaqësuesit ligjorë të shtetit shqiptar në marrëdhënien me Bankers?
  • Ku ka qenë kontrolli shtetëror dhe cilat institucione kanë heshtur ndër vite?

Ky skandal nuk është thjesht financiar. Është krim ndaj pasurisë së përbashkët të shqiptarëve. Dhe sa kohë që nuk do të ketë përgjegjësi të plotë – ligjore, financiare dhe politike – këto përgjime do të mbeten vetëm zhurmë në një vend që nuk dëgjon as kur i vidhen milionat përpara syve.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.