E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krizës financiare të Air Albanias i del tymi deri në Slloveni
Lajme

Krizës financiare të Air Albanias i del tymi deri në Slloveni

Aeroporti i Lubjanës njoftoi se kompania shqiptare Air Albania ka anuluar planet për të nisur fluturimet midis Tiranës dhe kryeqytetit slloven, të cilat pritej të fillonin më 1 shtator.

Sipas mediave sllovene, aeroporti i Ljubjanës përmendi problemet financiare të kompanisë shqiptare si shkak për anulimin e fluturimeve.

Krizës financiare të Air Albanias i del tymi deri në Slloveni

Fluturimet shënonin rifillimin e operacioneve midis dy kryeqyteteve pas pesë vitesh. Në vitin e fundit të plotë të shërbimit, në vitin 2018, ish-transportuesi kryesor i Sllovenisë, Adria Airways, trajtoi 57,499 pasagjerë në këtë itinerar me një faktor mesatar të ngarkesës së kabinës prej 70.6%.

Problemet financiare të Air Albanias u bënë të njohura për publikun veccanërisht në fillim të këtij viti, kur një kompani e quajtur I.B.N iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për nxjerrjen e një urdhri sekuestroje ndaj Air Albanias.

Sipas vendimit të Gjykatës, krenaria kombëtare siç e pati quajtur kryeministri, i detyrohej kompanisë I.B.N, 4.5 milionë euro fatura të papaguara. I gjithë ky borxh ishte i provuar përmes faturave fiskale dhe i çertifikuar nga një vendim i mëparshëm gjykate në muajin tetor të vitit të kaluar.

Kompania pa bilanc që nga 2018

Gjendja financiare e Air Albania, një kompani ku 10 për qind e aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, mbahet e fshehtë për publikun. Bilanci i fundit i publikuar i Air Albania është ai i vitit 2018, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë financohet kompania dhe kush janë pasojat financiare, për aksionet publike të mbajtura nga Albcontrol.

Financat e Air Albania u vunë në qendër të debateve publike, pas marrëveshjes së kompanisë me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për charterin personal të kryeministrit.

Nuk dihet se sa paguajnë shqiptarët për avionin kryeministror, që drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka marrë hua nga Air Albania. Opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje mes disa çështjeve të tjera të nxehta, por nisma u bllokua nga maxhoranca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.