E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP merr pushimet, bie sistemi edhe drejtësia offline
Lajme

KLP merr pushimet, bie sistemi edhe drejtësia offline

 

Drejtësia pushon në gusht bashkë me Emis Çëravën

Prej disa ditësh, faqja zyrtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (www.klp.al) ka rënë. Nuk funksionon. Për qytetarët që kërkojnë të gjejnë vendime, njoftime apo emërime, përgjigjja është një ekran bosh  si transparenca e vetë institucionit.

Në vend të një sqarimi zyrtar, KLP ka zgjedhur heshtjen. Mesa duket edhe komunikata për shtyp është me pushime në Dhërmi.

Çdo përpjekje për të hyrë përfundon me mesazhe errori dhe mungesë totale transparence. Deri më sot, KLP nuk ka dhënë asnjë njoftim publik mbi shkaqet e rënies së faqes apo kohën e rikthimit të saj.

Në një kohë kur qytetarët presin më shumë qasje online dhe shpejtësi shërbimesh, sistemi i KLP-së duket sikur ka marrë pushimet e verës bashkë me drejtuesit e tij.

Emis Çërava, specialist i fondit “shtesë” dhe abuzimit

Në qendër të këtij kolapsi është Sekretari i Përgjithshëm i KLP-së, Emis Çërava. Ky zotëria, që duhet të kujdesej për buxhetin dhe mirëmbajtjen, është kthyer në mjeshtër të kërkesave për “shtesa fondesh”. Sa herë bie sistemi, Çërava ka një recetë magjike: më shumë para!

Dhe ndërkohë që kërkon miliona për “stabilitet teknologjik”, faqja zyrtare është rrëzuar si një kompjuter i vjetër me Windows 95. Ironia është se edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), institucioni që duhet të kontrollojë gjyqtarët e prokurorët, ka ditë të tëra offline. Kjo nuk është më rastësi  kjo është tallje me qytetarët.

Kur korrupsioni merr “update”

Kontratat për mirëmbajtjen e sistemeve janë si aplikacionet falas në telefon: paguhen shtrenjtë, por nuk ofrojnë asgjë. Çërava ka nënshkruar fatura të fryra për shërbime që nuk janë dhënë kurrë, ndërsa sot rezultati është një faqe e fikur. Në vend të serverëve të fuqishëm, duket se KLP funksionon me kabllo telefonike të viteve ‘90.

Qytetarët që paguajnë taksa marrin vetëm një “mesazh gabimi”: Error 404 ,  Drejtësia nuk u gjet.

Në komision parlamentar duke kërkuar shtesë fondesh

Emis Çërava bën pushime luksoze, sisteme të rrëzuara 

Në vend që të garantojë transparencë, KLP është shndërruar në një hotel veror për tendera dhe fonde shtesë. Sistemi është offline, por faturat janë gjithmonë online. Dhe ndërsa faqja është në gjumë, Çërava raporton “suksese” si menaxhues i fondeve.

Në fakt, i vetmi sukses real është se faqja ka arritur të bëhet pasqyrë e saktë e drejtësisë shqiptare: kur të duhet më shumë, nuk e gjen askund.

Në një shtet normal, një institucion që bie offline do të jepte alarmin. Në Shqipëri, KLP bën si të mos ketë ndodhur gjë. Sepse kur sistemi nuk punon, pushimet janë më të qeta.

E vetmja gjë që funksionon me efikasitet është korrupsioni, që nuk bie kurrë nga sistemi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.